1- Eleanor Roosevelt

Reformatore sociale

10-7

Mbesa e Teddy Roosevelt mund të kishte jetuar një jetë të qetë, ashtu si shumë gra të klasës së lartë. Ajo u martua me kushëririn e saj, Franklin Roosevelt, në vitin 1905 dhe shumë shpejt u përfshi në jetën e tij politike. Ky bashkim do të formësonte politikën amerikane për një brez të tërë. Eleanor ishte pjesë instrumentale e fushatës të bashkëshortit. Aktiviteti i saj u përfol shumë në shtyp, sidomos kur ajo filloi të fliste për çështjet sociale si zonjë e parë, një pozicion që më përpara merrej nga zonjat e Shtëpisë së Bardhë. Eleanor ndoqi axhendën e saj politike dhe njëkohësisht mbështeti bashkëshortin e saj. Ajo ishte mbështetëse e fuqishme dhe e deklaruar e të drejtave të afrikano-amerikanëve. Pas vdekjes së Franklin Roosevelt, Eleanor shërbeu në Komisionin e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut. Ajo vazhdoi të punonte për kauzat në të cilat besonte, derisa vdiq në vitin 1962. Pavarësisht se nuk mbajti asnjëherë ofiq zyrtar, ajo është një nga reformatoret sociale, të cilët citohen ende dhe sot.

2- Ayn Rand

Autore/filozofe

ayn_rand1

Pse Ayn Rand është figurë kaq kontroversale? Askush nuk mohon influencën e saj. E lindur në Rusi dhe dëshmitare e revolucionit sovjetik, ajo zhvilloi një urrejtje të thellë për komunizmin apo çdo formë tjetër qeverisjeje që i mohonte individit të drejtat e tij. Në Shtetet e Bashkuara, ajo iu përkushtua shkrimit dhe novelave, në të cilat shtjellonte filozofinë e saj për objektivizmin. Objektivizmi bazohet në një pikëpamje shkencore për botën, përdorimin e arsyes dhe të drejtën absolute të individit për të qeverisur veten. Asgjë nga këto nuk duket jo koherente, por për çudi Rand dhe puna e saj janë adhuruar dhe urryer në të njëjtën kohë, pa ndonjë vlerësim më të moderuar apo të mesëm. Puna e saj ka influencuar ekonomistët, bizneset dhe politikanët.

 

3- Dorothy Hodgkin

Shkencëtare

1964hodgkin

Dorothy Hodgkin nuk është emër i njohur jashtë botës së shkencës. Pavarësisht se emri i saj mund të mos iu duket familjar, puna e saj ka revolucionarizuar biologjinë. Kristalografia me rreze X lejon strukturat molekulare të zgjidhen përmes shpërbërjes së rrezeve X. Në dekada të tëra pune, u ndryshua krejtësisht teknika e vëzhgimit, derisa struktura e proteinave mund të kontrollohej tërësisht. Ajo u nderua me çmimin ‘Nobel’ për Kimi në vitin 1964 për punën e saj mbi shpërbërjen e molekulave biologjike. Biokimia e proteinave do të ishte një ide e pa mendueshme pa zhvillimin e kristalografisë të rrezeve X.

 

4- Simone de Beauvoir

Autore/filozofe

simone-de-beauvoir

Shkrimet e saj filozofike e kanë merituar vendin që i është dhënë Simone de Beauvoir-it në qarqet akademike. Beauvoir dikur njihej vetëm si e dashura e Sartre-t, por tani konsiderohet si një nga filozofët më me influencë në filozofinë ekzistencialiste; ndërsa shkrimet e saj janë shumë më të lexuara sesa ato të idhullit të saj. Beauvoir kundërshton nocionin se pa një zot gjykues çdo gjë është e lejueshme; ajo thotë se pa një zot që na fajëson për veprimet tona, ne bëhemi tërësisht përgjegjës për këto të fundit. Kjo mundëson trajtim më etik të njerëzve.

 

5- Emmeline Pankhurst

Aktiviste për të drejtat e grave

2d31882000000578-3267678-pioneer_emmeline_pankhurst-a-4_1444503865984

“Sa keq që nuk lindi djalë”. Këto ishin fjalët e babait të saj, kur Emmaline ishte e re. Që në moshë të re, Emmeline ishte politikisht e vetëdijshme që trajtohej ndryshe nga vëllezërit e saj. Ajo u martua me Richard Pankhurst, një jurist që mbronte lirinë e fjalës, reformën arsimore dhe të drejtat e grave. Shtëpia e tyre u bë qendër e politikës radikale, ndërsa Emmeline themeloi Ligën e Grave. Pas vdekjes së Richard-it në vitin 1897, Emmeline themeloi Unionin Social dhe Politik të Grave. Ajo u fokusua në aksionin direkt me qëllim avancimin e çështjes për të drejtën e votës për gratë. Fjalimet dhe shkrimet, taktika që më përpara kishin dështuar, nuk u përdorën nga Unioni. Në vend të tyre, ata morën pjesë në demonstrata, shkruan grafite, thyen dritare dhe lidhën veten me zinxhirë në shina. Shumë anëtarë u arrestuan, duke përfshirë Pankhurst-in dhe vajzat e saj, çka solli dekretim të ri të kushteve të burgjeve. Në vitin 1918, u garantua e drejta e votës për gratë mbi 30 vjeç dhe Emmeline Pankhurst jetoi gjatë mjaftueshëm për të parë arritjen e barazisë gjinore në këtë drejtim.

 

6- Rachel Carson

Ambientaliste

rachel-carson-3-sized

Rachel Carson është vlerësuar për avancimin që i ka dhënë kauzës ambientaliste përmes librave të saj dhe më veçanërisht përmes librit “Pranvera e heshtur”. Ky libër dokumenton studimet e saj mbi efektet e pakontrollueshme të përdorimit të pesticideve. Ajo njihet gjithashtu për shpëtimin e shumë zogjve nga zhdukja, në sajë të vërejtjeve që ka shkruar lidhur me këtë çështje. Dëshmitë flasin për rolin e saj të madh në këtë fushë, pavarësisht se ka shumë debat në qarqet ambientaliste lidhur me këtë.

 

7- Rosa Parks

Aktiviste e të drejtave civile

220px-rosaparks

Një natë dhjetori, në vitin 1955, një grua me ngjyrë po përpiqej të shkonte në shtëpi pas një dite të gjatë pune. Kur disa njerëz të racës kaukaziane hynë në autobus, ajo u detyrua të lërë vendin dhe të shkojë tek autobusi për njerëzit me ngjyrë. Ajo refuzoi dhe u arrestua. Më vonë, ajo mohoi që refuzimi i saj kishte lidhje me faktin se ishte e lodhur fizikisht. “E vetmja lodhje e imja, ishte lodhja nga dorëzimi”, tha ajo. Arrestimi i Rosa Parks nuk ishte i pari i këtij lloji, por shërbeu si rast i mirë për të risjellë në vëmendje të drejtat civile. Ditën e ngjarjes, linja e autobusit në fjalë bojkotoi shërbimin, i cili zgjati një vit, derisa veçimi i këtij lloji në autobus të mos funksiononte më. Pavarësisht se ajo nuk ka qenë asnjëherë një nga liderët e mëdhenj të lëvizjes për të drejtat civile, ajo u bë një ikonë që foli gjithë jetën për fundin e ndarjes raciale. Ajo u nderua me medalje në vitin 1996.

 

8- Margaret Sanger

Aktiviste për kontrollin e lindjeve

sanger

Përpjekjet e saj për të popullarizuar kontrollin e lindjeve kanë ndryshuar materialisht jetën e grave më shumë se sa çdo grua e përmendur në këtë listë. Sanger kërkoi që për herë të parë në histori grave t’u jepej e drejta për kontrollin e riprodhimit. Ajo ishte infermiere dhe pa nga afër efektet e abortit dhe vdekjet e shpeshta gjatë lindjes së fëmijëve. Për këtë arsye filloi të shkruante kolonën “Ja se çfarë duhet të dijë çdo vajzë”. Kjo u konsiderua e pahijshme dhe ndaj saj u morën masa. Ajo inspiroi Mary Stopes për të filluar fushatën mbi kontraceptivin në Europë. Fushatat në të dy anët e Atlantikut u fuqizuan dhe ligjet që ndalonin informimin mbi kontrollin e lindjeve, u shfuqizuan. Sanger themeloi klinikën për planifikimin familjar dhe në moshën e vonë ishte mbrojtëse e flakur e përdorimit të kapsulës për të kontrolluar lindjet.

 

9- Marie Curie

Shkencëtare

mariecurie

Së bashku me bashkëshortin, Marie Curie zbuloi radiumin dhe poloniumin. Ishte gruaja e parë që fitoi çmimin ‘Nobel’, i vetmi person që fitoi këtë çmim në dy fusha, e para profesoreshë grua në Sorbonne. Jeta e saj është frymëzuese. Pasi u diplomua në Sorbonne, Curie nuk mundi të gjente punë në vendlindjen e saj, në Poloni. Në vitin 1895, ajo u martua me Pierre, një nga bashkëpunimet shkencore më të suksesshme. Pasi u nderua me çmimin ‘Nobel’, ajo u bë një figurë e famshme për shkencën dhe përdori influencën e saj për të themeluar kërkimet mbi radioaktivitetin. Për fat të keq, puna e gjatë me elementet radioaktivë dobësoi shëndetin e saj dhe i shkaktoi vdekjen në vitin 1934.

 

10- Indira Gandhi

Politikane

indira-gandhi

Asnjë listë për gratë më të rëndësishme të shekullit të kaluar nuk mund të jetë e plotë pa Indira Gandhin. Ajo ishte vajza e Kryeministrit të Indisë dhe mori mbiemrin Gandhi pas martesës me Feroze Gandhi-n. Pasi shërbeu në qeveri si ministre për Informacionin, Indira Gandhi u propozua nga kongresi për të zëvendësuar Kryeministrin e sapo ndarë nga jeta. Kështu, ajo u bë Kryeministrja e dytë grua pas Kryeministres së Sri Lankës. Kriza e parë e madhe me të cilën u përball ishte lufta indo-pakistaneze, që nxiti lëvizjen e miliona refugjatëve. Ajo ndërmori një nismë për të modernizuar Indinë, veçanërisht agrikulturën. Asnjë karrierë politike nuk është triumf i plotë dhe Indira Gandhi u largua nga posti për shkak të akuzave për korrupsion. Ajo u rizgjodh Kryeministre në vitin 1979 dhe drejtoi vendin, derisa u vra nga badigardi i saj.