Rilindja Demokratike Kombëtare dënon ashpër tentimin për puç ndaj shtetit, institucioneve dhe qeverisë së Turqisë, nga disa njerëz që ende mendojnë se filozofia komuniste mund të merret me rregullimin botërorë. Shumë popuj anekënd botës, posaçërisht populli i Turqisë në të kaluarën ka paguar çmim të rëndë për tentativat e kësaj natyre, dhe për këtë arsye këta popuj duhet përgëzuar që kanë kuptuar se kjo filozofi e menaxhimit dhe rregullimit botërorë ka përfunduar.
Rilindja Demokratike Kombëtare shpreh ngushëllime të sinqerta ndaj familjarëve, dhe popullit të Turqisë për të gjith viktimat që ranë si rezultat i këtij puçi, dhe shpreson se qeveria e shtetit do të sjellë kontroll dhe qetësi absolute për tërrë shtetin, sa më shpejt që është e mundshme. Stabiliteti dhe qetësia e shtetit turk është e një rëndësie të jashtëzakonshme për një pjesë të madhe të botës, dhe për këtë arsye të gjith mendjet e arsyeshme tani duhet të çohen në këmbë dhe të japin kontributin maksimal në çrrënjosjen përfundimtare të kësaj njëmendësie filozofike.