Ne Këshilli Organizativ për Mbrojtjen e Ujësjellësit – Bogovinë, e kemi patjetër të reagojm ndaj deklaratës konfuze dhe të paqart të Kryetarit të Komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi të dhënë për TV KOHA, dje më 15 korrik, në të cilën ai përveç se nuk sqaron asgjë rreth rezervuarit, ndërkaq vazhdimisht shpif dhe ofendon anëtarët e Këshillit Organizativ për Mbrojtjen e Ujësjellësit – Bogovinë.

I themi Kryetarit të Komunës, se ne si këshill nuk jemi kundër ndërtimit të rezervuarit, por jemi kundër shfrytëzimit të infrastrukturës së ndërtuar dhe të investuar nga qytetarët e Bogovinës, e cila udhëhiqet nga shoqëria Ali Munishi. Ne si këshill organizariv, kurr nuk do lejojm që të shfrytëzohet rrjeti i ujësjellësit nga askush tjetër përveç Shoqërisë Ali Munishi. Gjithashtu, nuk do lejojm që ky rrjet të shfrytëzohet për asnjë vendbanim tjetër, përveç për vendbanimin e Bogovinës dhe qytetarët e saj.

Transparenca të cilën Hazbi Idrizi e thekson shpesh, është vetëm shabllon të cilin ai e përdor për emisionet televizive. Duhet të theksojm se ai vetë nuk pranoj të takohet me anëtarët e Këshilli Organizativ për Mbrojtjen e Ujësjellësit – Bogovinë, për të zgjedhur me kompromis çështjen e ujësjellësit, edhe pse ai vetë publikisht gjatë protestës së parë e kërkoj këtë takim. Kaq, nga transparenca e tij. E ftojm Hazbi Idrizin, që të mos gënjej dhe të mos shpif duke thënë se uji i Bogovinës nuk është i pastër.

Të nderuar mediume, ne për ju kemi siguruar edhe raportin e Qendrës së Shërbimit Publik Tetovë të bërë më 25.04.2016, e cila është kompetente për të bërë analizat e ujit të pishëm dhe i cili thekson se KUALITETI I UJIT TË PIJËSHËM I PËRGJIGJET RREGULLAVE LIGJORE NË LIDHJE ME PARAMETRAT E HULUMTUAR PËR ANALIZA BAKTERIOLOGJIKE DHE FIZIKO-KIMIKE.

Pra, siç mund të shihet nga dokumentet, Kryetari i Komunës, Hazbi Idrizi, gënjen në mënyrë të paskrupullt dhe i frikëson pa baza qytetarët e Bogovinës në mënyrë më të ulët. E ftojm gjithashtu, Hazbi Idirizin që të mos përmend hoxhën e fshatit, sepse për dallim prej Kryetarit, hoxha i nderuar mbron interesat e qytetarëve të Bogovinës dhe kontribon për të mbrojtur të drejtat e xhematit të cilin e përfaqëson. Ne mendojm se nuk ka krim më të madh se sa të uzurposh pronën shoqërore, duke e ditur që shteti nuk ka kontribuarr aspak në sigurimin e ujit të pijshëm për banorët e Bogovinës.

Pra, në këtë konteskt, ne mendojm se ai bënë një krim ndaj popullatës së Bogovinës, andaj edhe meriton të quhet kriminel. I themi Hazbi Idrizit, që të mos shqetësohet për ujin e bogovinasve, sepse ata deri më tani nuk kanë patur asnjë problem me ujin e pishëm, as në përmbajtje, as në sasi. Por, të koncentrohet dhe të mundohet të siguroj ujë të pijshëm për vendbanimet e Kamjanit, Pallçishtit, Sedllarcës, sepse banorët e këtyre vendbanimeve janë në hall të madh nga mungesa e ujit. Apo këto vendbanime nuk i sjellin të mira material dhe prandaj nuk i interesojn aspak. Ujësjellësit të Bogovinës, do i dalin në qosh banorët e Bogovinës dhe çmimin e ujit të pijëshëm do e caktojnë banorët e Bogovinës, sepse vetëm ata janë sovran të investimit të cilin e kanë bërë vetë, duke sakrifikuar shumëçka, madje edhe jetë njeriu.

Në fund, ftojm Hazbi Idrizin të vetëdijesohet dhe e ftojm që të takohemi dhe të gjejm një kompromisë dhe zgjidhje, e cila do të jetë në të mirë të qytetarëve të Bogovinës.

13694231_1363054447044072_1130481976_o 13702423_1363054227044094_628111106_o 13709457_1363054373710746_1037255695_o 13728345_1363054317044085_1460709324_oNga Këshilli Organizativ për Mbrojtjen e Ujësjellësit – Bogovinë