Pas dorëheqjes së kryetarit të forumit rinor të Lëvizjes Besa në komunën e Haraçinës Gadaf Shabani ka reaguar përfaqsuesi i Besës Daim Luçi . Ai në profilin e tij në facebook ka shkruar :

 

MIKUT TIM GADAF SHABANIT
Gadaf, jemi miq dhe kemi pasur një rrugëtim të mirë deri sot qoftë në fushën shoqërore, qoftë në atë politik dhe kontributi yt në këtë drejtim ka qenë i madh dhe i vlerësueshëm.
Nuk ka dyshim që çdonjëri është i lirë në vendimet e tij pavarësisht a pajtohemi ose jo, mirëpo konsideroj që ky vendim i yti është emotiv dhe i ngutur dhe në vete kisha dashur ta rishqyrtosh me kokë të ftohur.
Sidoqoftë, Lëvizja BESA vazhdon rrugëtimin e vet politik dhe ballafaqimin me të gjitha sfidat që dalin në këtë rrugëtim, qofshin ato sfida nga brenda ose nga jashtë, sepse ky është detyrim para shqiptarëve dhe qytetarëve të këtij shteti të cilët shpresat e tyre për një jetë më të mirë i kanë mbështetur te ne.
Në fund po e përmbylli me një fjali që shpesh e përdor miku yt dhe i imi Zejd Rexhepi:
“Shqiptarët e këtij shteti nuk kanë opcion tjetër politik më të mirë se Lëvizja BESA”