Arben Taravari vend që të merret me demagogji dhe të plasojë çfarë do tezash, më mirë është që të punojë diçka. Kanë kaluar përafërsisht një muaj që kur është ministër, kurse ne vetëm demagpgji dëgjojmë nga ai, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së ndaj intervistës së ministrit të shëndetësisë, Arben Taravari për të përjavshmen Fokus.Në qoftë se do të ishte puna për ministrit filizof, sigurisht që Ferid Muhiq do të ishte zgjedhja më e mirë. Pikëpamja e tij që mjekët po largohen nga vendi për shkak se shëndetësia është e partizuar, duam që ta pyesim Taravarin se a mund që të sqarojë se pse mjekët në Slloveni, Kroaci, Poloni, Çeki, Bullgari, Hungari dhe në vende tjera, njëjtë edhe nga vende joevropiane, masovikiksht largohen derjt vendeve të Evropës Perendimore, në rradhë të parë në Gjermani dhe Zvicër.Pyetja e dytë,është se a mund të na shpjegojë se pse mjekët nga Gjermania, Franca, Italia dhe vende të tjera evropiane masovikisht ikin në Shtetet e Bashkuara?, thuhet në reagim. A thua në të gjithë Evropën është e partizuar shëndetësia, apo Taravari ndoshta më mirë do të ishte që të shkruaj ndonjë punim shkencor, por si ministër është i humbur në kohë dhe hapësirë.Dhe çështja e fundit për Taravarin është se si do të përgjigjet kur pas një viti do të publikojmë se sa mjek kanë lënë vendin dhe kur do të kuptojë se me demagogji nuk zgjidhen problemet e mjekëve dhe të shëndetësisë, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së./zhurnal.mk