Kabineti i zëvendëskryeministrit të Qeverisë të Republikës së Maqedonisë për Çështje Ekonomike Koço Angjushev ka reaguar në konferencën e zëdhënësit të VMRO-DPMNE-së Dimçe Arsovski të mbajtur sot , në të cilën thotë se sërish po bëhet përpjekje për prishjen e reputacionit të zëvendëskryeministrit, përcjell Infomagazin.

Nga Kabineti e informojnë opinionin për procesin e shitjes së kompanisë “Energy Delivery Solution” (EDS), se edhe pse bëhet fjalë për kompani 100 për qind private, gjithçka është kryer në mënyrë
tërësisht transparente, për të cilën opinioni u madje informua me kohë për shitjen që në fillim.

“Njëherit duan të informojmë se procesit të shitjes i ka paraprirë vlerësim i kompanisë i kryer prej tre shtëpive ndërkombëtare për revizion (Ernst & Young, Baker Tilly, Grant Thornton), pas së cilës u
informua për çmimin e shitjes. Të gjitha komentet për shitjen e EDS, që lidhen në kontekst politik janë absolutisht të pabaza dhe të pasakta, gjegjësisht të njëjtat paraqesin të pavërteta.
I qartë është tentimi i VMRO-DPMNE-së, në vend me ide, me politikë të zhveshur dhe konstruksione të rreme të tentojë ta shkel reputacionin dhe të tentojë t’i komentojë politikat e Qeverisë. Në këtë nuk do të kenë sukses”, thuhet në reagimin nga kabineti i Angjushevit. /Infomagazin/