Ambasada ruse në Republikën e Maqedonisë, në profilin e saj në Twitter, edhe një herë theksoi vendimin e Qeverisë Ruse se mbështetja për ndryshimin e emrit dhe ratifikimin ndërkombëtar të “Maqedonisë veriore” do të bllokohet në Këshillin e Sigurisë në OKB-së.

“Rusia e ka njohur Republikën e Maqedonisë nën emrin e saj kushtetues, 26 vjet më parë dhe nuk e ndryshon qëndrimin e saj”, – thotë në një mesazh të shkurtër në profilin zyrtar të Twitter Ambasada ruse në Maqedoni!