Stejt Departamenti Amerikan e ka përshëndetur Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim mes Maqedonisë dhe Bullgarisë duke e cilësuar si shembull për zgjidhje të problemeve mes fqinjëve në mënyrë paqësor.

“Shtet e Bashkuara të Amerikës urojnë Bullgarinë dhe Maqedoninë për nënshkrimin e Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim. Kjo marrëveshje e rëndësishme perspektive i ka pranuar lidhjet e fuqishme të vendosura mes dy shteteve dhe e hap derën për bashkëpunim edhe më të afërt mes dy vendet në infrastrukturë dhe kulturë. Nënshkrimi i kësaj Marrëveshje do të kontribuojë në stabilitetin politik dhe zhvillimin ekonomik në rajonin e gjerë dhe jep shembull inkurajues për atë se si duhet të tejkalohen dallimet mes dy fqinjëve në mënyrë paqësore”, thuhet në kumtesën e Stejt Departamentit Amerikan.