“Koka jote, do t’ju kushton shtrenjtë armiqve sllavë, bashkë me disa politikane tradhtarë të Iliridës!”, kanë porositur familjarët e Sami Ukshinit

Familja e Sami Ukshinit-Komandant Sokolit ka reaguar ashpër pas informacioneve se Sokoli me disa shokë nga Grupi i Kumanovës, do të dënohen me burg të përjetshëm, shkruan Gazeta Lajm.

“Durimit po i vjen fundi!
Presim drejtësi për ty dhe shokët e tu. Përndryshe koka për kokë, e gjaku për gjak. Koka jote, do t’ju kushton shtrenjtë armiqve sllavë, bashkë me disa politikane tradhtarë të Iliridës! Për Atdheun dhe për Çlirimtarët tonë do te flijohem përsëri një nga një nëse është nevoja, do ta përmbysim çdo gjë dhe çdo kënd që na del përpara.

Koka për kokë e gjaku për gjak, kështu thotë KANUNI ynë!”, kanë paralajmëruar familjarët e Sami Ukshinit.

ukshini