Gara në zgjedhjet lokale në Tetovë mund të bëhet e bezdisshme nëse njeri ndër shqiptarët më të pasur në rajon, vendos te kandidojë personalisht apo të mbështesë ndonjë familjar të afërt per kreun e komunës së Tetovës.

Mësohet se i deleguari i këtij biznesmenit mund të rreshtohet përkrah njërës nga partitë më të reja shqiptare dhe ti zhdëp pretendentët tjerë politik.

Një kërkesë e tillë vjen nga qytetarët tetovarë të cilët janë të zhgënjyer nga kuadrot partiake dhe punësimet e militantëve partiak dhe kerkojnë person të pa njollosur./fol.mk