“Televizioni Kanal 5 e shpreh habitjen e saj për deklaratën e pabazë në të cilën ka akuza dhe shpifje të bazuara në fakte të gabuara dhe trillime. Z. Ferdi Muhiq ishte i nënshkruar si deputet i pavarur, që mund të shihet në fotografinë e marrë nga lajmet e orës 18, e jo siç thotë OBRM-PDUKM në reagimin e saj – ekspert i pavarur, me çka besojmë se akuzat e pabaza për, sikur prezantimin tonë të një deputeti si ekspert, janë qesharake”, thuhet në reagimin e televizionit ndaj deklaratës së OBRM-PDUKM.

Sipas tyre është tronditëse akuza se televizioni Kanal 5 ka bërë anketë të paramenduar me çka paskan siguruar persona që do t’i barazojnë të gjithë veprimtarët politik.

Nga Kanal 5 thonë se nuk bëhet fjalë për asnjë anketë, por për deklarata të pesë qytetarëve, të dhëna rreth orës 13 në sheshin Maqedoni, ku në asnjë çast nuk është sulmuar asnjë parti politike, por kanë shprehur ndjenjën e tyre që besojnë se duhet t’i brengosë të gjitha partitë politike që kanë qenë në pushtet gjatë 26 viteve të kaluara.

“Anketat e porositura janë princip i panjohur për ne dhe ashtu siç nuk kemi bërë anketa të tilla në vitet e kaluara, ashtu do të vazhdojmë edhe më tej, në interest të qytetarëve”, përfundon në reagimin e Kanal 5./Telegrafi/