Profesori universitar i shkencave politike në Shkup, Aleksandar Kolekeski ka theksuar se në fillim vitet e 90-ta, regjimit të Beogradit, i kishte konvenuar formimi i një shteti rezervë siç është Maqedonia, që në rast embargoje, të furnizohet përmes tij, transmeton INA.

Andaj atëkohë u aktivizuan të gjitha elementet e UDB-së për të formuar shtetin e Maqedonisë, thekson Kolekeski.  Sipas tij, është shumë e qartë se ky plan ishin planifikuar mire ashtu që përmes këtij shteti të formuar përkohësisht të kryheshin furnizimet publike në rrugë legale dhe ilegale. Sipas tij, edhe fleta e referendumit për shpalljen e pavarësisë së Maqedonisë më 8 shtator 1991 dëshmon se ky shtet ishte formuar përkohësisht me të drejtën që më pas ti bashkangjitet ndonjë Lidhje të përbashkët të shteteve sovrane të Jugosllavisë.

Ja pyetja e referendumit:

A jeni për Maqedoni sovrane dhe të pavarur, me të drejtën e bashkëngjitjes në të ardhmen ndonjë Lidhje të shteteve sovrane të Jugosllavisë?

“Andaj të gjithë u bashkuan për të formuar shtetin, dhe kjo përmes pyetjes sër referendumit tregon lojalitetin ndaj të zotit, që nënkupton Beogradin.  Pritej që të kalonte embargoja dhe të kthehen në krahët e Millosheviqit. Por, ah kjo Amerikë, që u përzie, që bëri që këta njerëz që krijuan shtetin të mos e duan ate. Megjithatë përfituan më pas diçka”, ka shkruar Kolekeski. (INA)