Kryekomunari i Gostivarit, Arben Taravari përmes profilit të tij në Facebook ka reaguar në lidhje me marrjen e kompetencave në sferën e arsimit, gjegjësisht që të emërojë dhe shkarkojë drejtorë në shkollat fillore dhe të mesme dhe thotë se është qërim hesapesh në dobi të partisë së BDI-së, përcjell Fol.

“Sot Zaev ia mori ingerencat Komunës së Gostivarit dhe ia dha BDI-së. Kjo ndodhi edhe vitin 2010 kur Gruevski e bëri po të njëjtën gjë. Ku është dallimi ndërmjet viteve 2010 vs 2018? Mentaliteti, kush nuk mendon si ne duhet zhdukur!  Ju lumtë, pikërisht “shoqëri për të gjithë””, shkruan Taravari. /Fol/