Ndeshja ndaj Manchester Cityt ishte e 10-ta që Real Madrid nuk pëson gol në këtë edicion të Ligës së Kampionëve. 

Nga 12 ndeshjet e deritanishme në këtë edicion të Ligës së Kampionëve, Real Madridi nuk ka pësuar gol në 10 prej tyre.

Los Blancos e kanë barazuar rekordin që deri më sonte mbahej vetëm nga Arsenali, i vendosur në sezonin 2005/06, kur skuadra angleze arriti deri në finale të kësaj gare.

Për më tepër, kjo ishte ndeshja e gjashtë pa pësuar gol në Bernabeu, nga aq sa edhe i ka zhvilluar Reali në këtë stadium.

Shakhtar dhe Wolfsburg janë dy ekipet e vetme që kanë shënuar në portën e madrilenëve.

– See more at: http://lajmi.net/real-madrid-barazon-nje-rekord-ne-ligen-e-kampioneve/#sthash.XXckzTmP.dpuf