Real Madrid është janë bërë skuadra e parë në histori që ka fituar dy herë radhazi Kampionatin për Klube. Real Madrid ka mundur 1-0 ekipin brazilian të Gremio-s në finalen e Botërorit për Klube që sapo është mbyllur në Abu Dhabi.Gjithashtu, skuadra e Zinedine Zidane ka barazuar Barcelona-n si skuadra me më shumë Botërore për Klube të fituar, me 3 trofe. Por ky ka qenë Botërori i katërt për klube i fituar nga Ronaldo.

CR7 është bërë lojtari i parë në histori që shënon në dy finale të njëpasnjëshme të Botërorit për Klube dhe golashënuesi më i mirë i kompeticionit me 7 gola. Pak minuta më vonë ai ka realizuar edhe golin e dytë, por arbitri e ka anuluar për një pozicion jashtë loje, shkruan telesport.

Fitorja mund të kishte qenë më e thellë për spanjollët, por portieri i brazilianëve ka arritur të neutralizojë tentativat e Ronaldo me shokë. Ky ka qenë trofeu i pestë që Real i Zidane ka fituar në një vit kalendarik pas Champions League, La Liga-s, Superkupës së Europës dhe Superkupës së Spanjës.