Refeti Elmazi, ish funksionar i lartë i PDSH-së në qeverinë 2006-2008 në postin e zëvendës ministrit të punëve të mbrendëshme,  kthehet në folenë e tij të vjetër, në Partinë Demokratike Shqiptare, transmeton Zhurnal.mk

Agjencia e Lajmeve Zhurnal shkruan sе, në redaksinë e tyre ka aritur një foto, që realisht konfirmon prezencën e Refet Elmazit nëpër tubimet e PDSH-së ku prezent është edhe Menduh Thaçi , takim ky që është mbajtur në shtabin e PDSH-së fshatin Çellopek i ri komuna e Bërvenicës.

Ndryshe, Zhurnal.mk mëson se personi në fjalë është edhe duke iu kërcënuar disa anëtarëve të tjerë të Aleancës për Shqiptarët që të braktisin këtë aleancë dhe të kalojnë në rradhët e PDSH-së. Për këto zëra Agjencia e Lajmeve Zhural më vonë do të shpalos edhe emrin e saktë të personit I cili do të rrëfehet enkas për Zhurnal mbi thirrjet e vazhdueshme të Elmazit që ata të kalojnë në PDSH.

img_0304