Në rrethrrotullimin e Shkupit sot vendoset regjim i përkohshëm komunikacioni për shkak të kryerjes së punëve ndërtimore në shtrirjen prej unazës Hhasanbeg deri në unazën Smilkovc, që u dëmtua nga vërshimet e gushtit të këtij viti.

Punët ndërtimore i kryen Transmet SHPK Shkup.

LAMM rekomandon drejtim të kujdesshëm të automjetit, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor.