Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3.747 teste të kryera janë regjistruar 491 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 232 vetëm në Shkup. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 416 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 22 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 188.113 raste, prej të cilëve 169.116 janë shëruar, kurse 6.511 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 12.486 raste aktive me virusin korona