Sonte kandidati për president, Prof. Blerim Reka, vazhdoi fushatën e tij në Strugë, ku të pranishëm ishin mijëra qytetarë.

Gjatë takimit, kandidati presidencial, prof. Reka është shoqëruar edhe nga kreu lideri i Alenacës për Shqiptarët, Ziadin Sela si dhe nga kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela gjatë tubimit i emocionuar tha se nga ky vend shpesh herë e kam thënë se shqiptaria ska kuptim pa Strugën. Shqiptarët në Maqedoni pa Strugën nuk kanë kuptim. Sot prof. Blerim Reka ka pasur rastin të shëtisë nëpër Strugë dhe me siguri e ke parë se Struga është një Shqipëri në miniaturë, me toskë dhe me gegë.

“Dikush mundohet që këtë fushatë të pastër si loti ti japë nuanca të tjera, me përkrahjen e kandidaturës së prof. Blerim Rekës, pa as edhe një qëllim dhe pa as edhe një prapavijë, pra kemi dashakqinjtë që punojnë për t’u dukur ndryshe. A e dini se kujt i ndihmon kandidatura e Rekës? Shqiptarëve në Maqedoni, fëmijëve, fuqizimit të votës shqiptare por edhe atyre që sot nuk janë në mesin tonë dhe mundohen që të përkrahin një kandidat i cili nuk është i yni, nuk fletë shqip, nuk është shqiptar dhe ai do të përballet me përbuzje nga shqiptarët me 21 prill”, u shprehë Sela.

Ndër të tjera, kreu i Lëvizjes Besa, potencoi se shqiptarët strugan janë këtu, se shqiptrët do të votojnë për shqiptarët, sepse sonte jemi këtu për t’ju treguar edhe shqiptarëve të tjerë, partive të tjera se sa shumë jemi, por ne e dijmë që edhe ata dëshirojnë të votojnë për Prof. Blerim Rekën.

“Strugan, jemi sot këtu që t’ju tregojmë edhe atyre edhe krejt shqiptarëve se shqiptari është me dinjitet, se shqiptari e ka krenarinë e vetë se shqiptri nuk do të votojë Stevo Pendarovskin. Shqiptari me 21 prill do të votojë numrin 1, do te votojë Blerim Rekën sepse shqiptari do të ruaj nderin e shqiptarisë në Maqedoni”, theksoi Kasami.

Realist dhe duke rikujtuar para mijëra qytetarëve, Blerim Reka tha se Struga ka një simbolikë të jashtëzakonshme , jo vetëm se është qendra e kulturës shqiptare, e elitës qytetare, por Struga ka edhe një fenomen të rrallë natyror, Struga lidhë lumi dhe liqenin.

Sot nga kjo sallë shohë se Struga do të lindë edhe një fenomen të munguar politik tek shqiptarët, do të lidhë besën për besëlidhjen shqiptare. A ka argument më të fortë se sot po ndodhë besëlidhja shqiptare, e kemi kryetarin e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami dhe kemi kryetarin e Alencës Shqiptare, Ziadin Sela. Dhe këto dy fjalë kaq të bukura shqipe besa dhe lidhja krijojnë besëlidhjen për kandidat shqiptar të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Reka vazhdoi duke arugumentuar se nuk ësht fare e rëndësishme përse unë jam këtu, unë jam këtu rastësisht, mund të jeni edhe ju!

“E rëndësishme është prania juaj kaq masive, që është demanti më i mirë i atyre që janë disa metra larg neve dhe po mundohen të na bindin se nuk është koha për president shqiptar. Po, po… ka ardhur koha për president shqiptar, bile jemi vonuar shumë. Ne nuk jemi numra dhe statistika, ne nuk jemi 20%, ne jemi kombi më i vjetër në Ballkan”.