Eskalon në dhunë protesta kundër Vuçiqit në Beograd

Qytetarët në Serbi sonte kanë dal sonte prapë nëpër rrugë për të protestuar me moton “1 në 5 milionë”, gjatë së cilës bën thirrje kundër presidentit, Aleksandar Vuçiq.

Për dallim nga herët e kaluara, protestuesit sonte ishin më të zhurmshëm dhe më këmbëngulës.

Ata rrëzuan gardhin e hekurt të vendosur para vendit të ashtuquajtur ‘Sheshi i Republikës. Sipas Goran Vesiqit, i cili kujdeset për këtë pjesë, dëmi që shkaktuan protestuesit sonte arrin në mijëra euro.

Bëhet e ditur se një person është lënduar.

SHPËRNDAJE