Kopja e parë e veprës së Shekspirit u shit për gati dhjetë milionë dollarë, duke u bërë vepra më e shtrenjtë e letërsisë që është shfaqur ndonjëherë në ankand, sipas Christie’s.

Koleksioni i 36 pjesëve, botuar menjëherë pas vdekjes së dramaturgut, është një nga pesë kopjet e plota ende në duart e privatëve, tha shtëpia e ankandit.

Gjysma e ‘Henry VIII’ të Shekspirit është shkruar nga një tjetër dramaturg, tregon një analizë e re e kopjes së parë, e cila konsiderohet ndër koleksionet më të rëndësishme të letërsisë në gjuhën angleze, raporton CNN.

Ai përmban 18 vepra që nuk ishin shfaqur më parë në shtyp, të cilat kishin humbur në histori, përfshirë “Makbethin” dhe “Natën e dymbëdhjetë”, transmeton Telegrafi.

Botuar në vitin 1623 nga aktorët John Heminge dhe Henry Condell, miq të dramaturgut anglez, libri titullohet zyrtarisht “Komedi, Histori dhe Tragjedi”, bazuar në tre zhanret që çifti përdori për të kategorizuar shfaqjet.

Versioni i shitur të mërkurën ishte kopja e parë e plotë që u shfaq në ankand që kur një prej tyre u shit për 6.1 milionë dollarë në vitin 2001.

Pas një beteje gjashtë minutëshe ofertash midis tre blerësve, artikulli u ble nga tregtari i librave, Stephan Loewentheil për 9.98 milionë dollarë.

Ndryshe, megjithëse u prodhuan rreth 750 kopje të Folio-s së Parë, dihet që vetëm 235 kanë mbijetuar deri në ditët e sotme.

Nga këto, vetëm 56 konsiderohet të jenë të kompletuara, ku pothuajse të gjitha tani janë në duart të institucioneve të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe.