Tani më jemi mësuar që ta shohim në Fiks Fare ish kryetarin e komunës së Gostivarit Nevzat Bejta por kësaj radhe së bashku me të doli edhe lideri i tij Ali Ahmeti.

Kjo fal skandalit që këta të dy kishin bërë gjatë fushatë për refendum ku njëri thoshte me 30 dhjetor e tjetri me 30 qershor e në fakt asnjëri se kishin qëlluar, sepse referendumi ishte i paraparë të mbahet me 30 shtator.

Batutat e udhëheqësve të Fiks Fares ishin të shumta ku thanë se njëri ka treguar datëlindjen e gruas, ndërsa tjetri datën kur ka dashur të bëhet synet.

Ndërsa moderatori tjetër tha se kjo është arsyeja e dështimit të referendumit, sepse këta dy kanë ngatërruar datat.