Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Remzi Mehmedi ka shprehur qëndrimet e partisë së tij në emisionin “Rruga drejt” në Alsat-M. Ai ka mbrojtur propozimin e tyre për 8 njësi zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. “Aleanca për Shqiptarët ka analizuar të gjitha modelet e mundshme dhe kemi arritë në përfundim se modeli zgjedhorë proporcinal me 8-të njësi zgjedhore është më i përshtatshëm,më i drejtë dhe modeli që i jepë mundësi përfaqsimi maksimal të qytetarëve edhe në aspekt etnik edhe në aspekt rajonal. Prandaj ne kemi dal me këtë propozimë për të cilin kemi shumë argumente se ky është modeli më i mirë i mundshëm që i përshtatet rrethana dhe specifikave të vendit tonë”, theksoi Mehmedi.