Kosova do të bëjë shumë hapa më lartë në renditjen e re të FIFA-s.

Kosova përllogaritet të hedhë shumë hapa para në renditje, duke lëvizur nga vendi i 190 që mbante në muajin e kaluar, te vendi i 168.

Rivalët e saj në Grupin I të kualifikueseve të Botërorit, sigurisht që renditen më lart, pasi ekipi kosovar nuk ka shumë që është përfshirë në këtë klasifikim duke u pozicionuar fillimisht në fundin e tij, përcjell “Panorama Sport”.

Kroacia do të jetë në vendin e 14 të renditjes botërore, Turqia në pozicionin e 21-të, Islanda në të 27-in, Ukraina në të 29-in, dhe Finlanda në vendin e 84-t.

Duhet theksuar se barazimi me Kosovën i ka kushtuar shumë shtrenjtë finlandezëve të cilët përllogaritet të humbin 23 pozicione në krahasim me një muaj më parë.

IMG_20160909_142956