Reperi i njohur Majk u diskutua shumë së fundmi përveq faktit se solli projektin e ri ‘Katile’ por edhe se nuk reagoi fare për ardhjen në jetë të djalit të tij.

Mes gjithë këtij kaosi dhe vërsuljeve ndaj tij, reperi duket se e ka kuptuar se ka më shumë armiq se sa ka menduar.

Por ai ka një porosi për ta dhe atë me një shprehje islame.

‘Thuaju derrave se u thashë assalamualeikum’ ka shkruar në anglisht reperi përbri fotos, ku shfaqet nga Nju Jorku.