Reshjet që javën e kaluar e përfshinë Maqedoninë janë të mirëseardhura për bujqësinë, thonë agrometeorologët, përcjell Fol.

Angellko Angelleski nga DPHM, thotë për agjencinë AIM se të reshurat nuk ishin intenzive dhe se kjo është e mirë për bujqësinë, duke shtuar se toka ishte e thatë dhe të reshurat nuk do të shkaktojnë probleme.

Ai më tej thekson se lagështia sipërfaqësore është e mjaftueshme që të mbijnë farërat, por nuk mjafton për ambientim për dimër. Angelleski thotë se duhet që të ngrihet niveli i ujërave nëntokësor. /Fol/