Nuk është hera e parë që ka pasur reagime në media rreth këtij fenomeni. Bëhet fjalë për urën Tetovë-Falisht-Strimnicë, ku gjatë reshjeve të shiut, bllokohet ura nga uji dhe assesi qytetarët të kalojnë lirshëm me automjetet e tyre, shkruan Fol.

Komuna e Tetovës, si duket nuk është e interesuar ta zgjidh problemin njëherë e përgjithmonë, me qëllim që lëvizja e qytetarëve të jetë pa pengesa.

Edhe pse disa herë nga NPK-Tetovë kanë dalë në terren për ta pastruar ujin, ky avaz ende vazhdon, gjë që lë shumë për të dëshiruar, sepse pengon lëvizjen e qytetarëve. Larg qoftë, të ndodh ndonjë rast sëmundje, e të bllokohet më shumë sesa që duket ky drejtim rrugor. Shtrohet pyetja deri kur do të zgjidhet ky problem dhe vendi mos të jetë më i mbushur me ujë dhe të mos duket si ndonjë kënetë e madhe. /Fol/