Të nderuar simpatizantë, antarë dhe dashamir të Lëvizjes Besa.

Pas shumë debateve konstruktive për të arritur në përzgjedhjen më të mirë të kandidatit për kryetar për Komunën e Çairit, sot përfundimisht rrumbullaksuam këtë proces duke nominuar unanimisht nënkryetarin e partisë Zeqirja Ibrahimi për të garuar për postin e Kryetarit të Komunës Çair.
Me këtë veprim u dëshmua se askush në Lëvizjen Besa nuk i vendos ambiciet dhe dëshirat personale përpara interesit të atyre 60 000 votuesve por edhe të shqiptarëve në përgjithësi.

Njëheri, falenderoj gjithë përkrahësit e mij qofshin ata brenda në parti por edhe ata që nuk janë me ngjyrime partiake për përkrahjen që më kanë dhënë gjatë gjithë këtij procesi.
Fitorja e Komunës të Çairit dhe shumë komunave të tjera shqiptare në Maqedoni do jetë fitore e idesë që ka krijuar Lëvizja Besa.
Na priftë e mbara në zgjedhje!