Ish Kryeministri i Maqedonisë dhe i dyshuari nga Prokuroria Speciale Publike Nikolla Gruevski në deklaratën e tij për radiotelevizionin kroat, e ripërsrëriti qëndtrimin e VMRO-së dhe Presidentit Ivanov se Deklarata e përbashkët e partive shqiptare qenka projektuar në Tiranë nga Edi Rama.

Nikolla Gruevski për të qenë më bindës ai potencoi se kjo u vërtetua edhe nga njëra nga partitë që nënshkroi Delkaratën e përbashkët me saktë Lëvizja BESA e cila haptazi pranoi se e gjithë idea për përpilimin e platformës ka qenë nën patronatin e Republikës së Shqipëtrisë.

Gruevski mundohet që pohimet e Lëvizjes BESA ti përdor si argument të fuqishëm për destabilizimin e vendit madje edhe për përkeqsiminin e marrëdhënëieve ndëretnike si dhe marrëdhënieve ndërfqinjësore mes Maqedonisë dhe Shqipërisë.
Ky “argument” i Lëvizjes BESA, jo vetëm se e bllokoi dhënien e mandatit nga Gjorgje Ivanov, por po i krijon një alibi te rrejshëm Gruveskit, VMRO-së dhe Ivanovit se pikat e deklaratës nuk janë kërkesë e votuesve shqiptarë që votuan subjektet politike shqiptatre porn a qenka idea e shtetit Shqiptar dhe Kryministrit Rama.

Ky naivitet i Lëvizjes BESA, të cilët aspak nuk e analizojnë fatin e votuesve të tyre por merren me egon personale që na qenkan ulur me ‘kriminelin” Ali Ahmetit, dhe më pas të arsyetohen se përshkak Kryeministrit Rama paskan pranuar të bëhen pjesë e tryezës së përbashkët flet për një politike destructive që aspak nuk e avanson cështjen shqiptare në Maqedoni.

Qëndrimet kontraditore të Lëvizjes BESA dhe pohimi i vazhdueshëm i saj se deklarata politike na qenka projektuar nga Edi Rama, e ul nivelin e kërkesave të realta dhe të natyrshmë të shqiptarëve. Andaj nëse analizohet mirë ky efekt I krijuar politik krijohet hapësire dyshimi i veprimit politik të Lëvizjes BESA se kujt i shërben Lëvizja BESA, apo më saktë a është BËSA në shqrbim të VMRO-DPMNE dhe të Nikolla Gruevskit?

Veprimi i dyjëzuar i Lëvizjes BESA e cila nga njëra anë deponon nënshkrimet për mandatarin Zaev dhe deklarahohet për mbështjetje të Qeverisë, ndërsa në anën tjetër po I jep argumente Ivanovit, për mosdhëniën e mandatit dhe e nxit konfliktin ndëretnik, realisht len dyshime se Lëvizja BESA aspak nuk po tregon gadishmëri të meret me interesat shqiptare. Këtë e dëshmoj edhe nga sjellja indiferente rreth takimeve të tryezës së përbashkët për të diskutuar mbi Ligjin e Gjuhës shqipe. Besa vahzdimisht po i bën obstrukcione deklaratës, për të cilën nga njëra anë mburret se e ka nënshkruar vetë, nga ana tjetër thot se e përgaditur Edi Rama, dhe në fund nuk pranon të mar përgjegjësi për implementimin e asaj deklaratë duke refuzuar takimet e tryezës si pikë obliguese e vet deklaratës së përbashkët. Fol.mk

©fol.mk