Vetëm Navas është lënë në shtëpi, Zizu ka marrë me vete gjithë skuadrën për ndeshjen me Villarrealin, duke mos menduar për Liverpoolin – veprim i kundërt me atë që ka bërë gjatë gjithë sezonit para ndeshjeve të mëdha.
Në konferencë për media gjatë ditës së premte, Zinedine Zidane tha se nuk mendon për lëndime të mundshme të lojtarëve para finales së Champions League.
Dhe këtë e ka vërtetuar më së miri në mëngjesin e së shtunës. Ai nuk e ka lënë në shtëpi asnjë futbollistë për të pushuar para ndeshjes me Liverpoolin në Champions League, vetëm portieri Keylor Navas nuk është ftuar për sfidën me Villarrealin, të tjerët të gjithë do të udhëtojnë.
Nuk janë ftuar lojtarët e zakonshëm që gjatë gjithë sezonit Zizu i ka lënë pothuajse jashtë; Mayoral, Achraf, Llorente, Vallejo e Ceballos.
Lojtarët e ftuar nga MADRIDI:
Portierë: Casilla e Luca.
Mbrojtës: Carvajal, Ramos, Varane, Nacho, Marcelo e Theo.
Mesfushorë: Kroos, Modric, Casemiro, Asensio, Isco e Kovacic.
Sulmues: Cristiano Ronaldo, Benzema, Bale dhe Lucas Vázquez.