Rina Balaj ka thyer heshtjen dhe është rikthyer në Instagram. Artistja ka zgjedhur të vijë me emrin “isyourgirlrina” dhe ka postuar foton e parë.

Për këtë emër është frymëzuar nga reperi grek, Sin Boy, i cili në Instagram e gjejmë si “isyourboysinboy”.

Rina duket se ka bërë një ndryshim në paraqitje duke u bërë me flokë rozë.

Imazhin e parë e shoqëroi me shkrimin: “Instagram i ri. A ju mungova?”

Ndërsa në bio nuk ka vendosur asnjë nga hitet e saj, por një bashkëpunim me reperin grek, Sin Boy që pritet të publikohet më 28 nëntor. Sa i përket kompanisë On Records, ajo nuk ka ndjekur asnjë nga menaxherët apo artistët që janë pjesë e tyre.