Rinia e komunës Çair po vazhdon me aksionin për shpërndarje të ndihmave, për skamnorët. Ja rezultati i aksionit të fundit:

“1. Zonjës me fëmijë nga Shkupi ja dorëzuam 300 euro

2. Një jetimit në Çair pa dy prindër ja dorëzuam 100 euro.

3. Si dhe një çifti të moshuar dhe të paralizuar I dërguam ushqim për dy muaj me vlerë 120 euro”.

“Fotot të familjarëve ku donojmë kemi vendos si ekip mos ti postojmë , por donatorëve ua dërgojmë të gjitha fotot, adresën ku banojnë, emrat e familjarëve si garanci që donacioni ka shkuar në vend. Zoti i bekoft donatorët”, ka njoftuar Ariton Rama, njëri nga pjesëmarrësit në këtë aksion rinor.