Një fotografi thonë se flet sa 1.000 fjalë. Ne kemi dëgjuar premtime të panumërta nga kryetarja e Komunës së Tetovës njëherit nënkryetare e BDI-së, znj. Teuta Arifi por e gjithë ajo që ka ndodhur në realitet janë këto pamje që nuk duan shumë koment.

Është ky mjerim me të cilin ballafaqohet qyteti më i ndotur në Evropë. Janë këto pamje që pasqyrojne më së miri turpin e zonjës Arifi dhe partisë së saj, Bashkimit Demokratik për Integrim që lejuan diskriminimin e Komunës së Tetovës në të gjitha aspektet.

Andaj, ne Rinia e Lëvizjes BESA – Tetovë e kemi quajtur këtë Ekspozitë e Turpit pavarësisht se e dimë se kemi të bëjmë me politikanë, që prej moti nuk turpërohen nga asgjë.

323233232viber-1viber-image01viber-image6