Gjermania ka dërguar tanke dhe trupa ushtarakë në kufijtë e Rusisë.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Berlini ka konfirmuar se 2 tanke Leopard janë dërguar në Lituani, në kufirin me Rusinë. Ky veprim është pjesë e programeve të NATO-s për forcimin e vendeve të baltikut për tu përballur me Rusinë. Ministri gjerman i mbrojtjes të mërkurën ka konfirmuar seriozitetin e Gjermanisë dhe ka premtuar se në këtë zonë përveç tankeve do të stacionohen edhe 650 ushtarë.  Sipas këtij raporti, një batalion i përbërë nga rreth një mijë ushtarakë nga qershori vitit të ardhshëm do të vendoset në Lituani. 450 deri 650 ushtarë gjermanë është planifikuar që të dërgohen në këtë vend dhe pjesa tjetër e tyre do të jetë nga Franca, Belgjika dhe Kroacia, ku  do të marrin pjesë në operacione ushtarake.Mediat gjermane kanë thënë se këto forcat do të jenë të pajisura me tanke, autoblinda, snajper dhe inxhinier.