Mbrëmë me kërkesë të rinistëve të dy fshatrave Negotinë dhe Gradec u realizua takim rasti me kandidatin e Aleancês për Shqiptarët në Komunën e Vrapçishtit Isen Shabanin.

Në takim Isen Shabani shpalosi platformën qeverisëse katër vjeçare dhe vizionin për një të ardhme më të mirë.

Pas shpalosjes së platformës u vazhdua me bashkbisedim me rinistët ku edhe ata shpalosën shqetësimet dhe brengat e tyre në sferën e arsimit, kulturës dhe sportit.

Bashkë u konstatua se 12 vite BDI ska bë asgjë në këtë drejtim, përveç se ka bërë që rinia të migroj masovikisht në rrugën s gurbetit.

Isen Shabani dhe ekipi i tij u zotuan se kjo dukuri patjetër të ndryshoj, andaj kërkoj nga rinia që më 15 tetor masovikisht të dalin të votojnë për Aleancën dhe Isen Shabanin.

Vlenë të theksohet se takimi ishte shumë miqësor dhe i ngrohtë.