Udhëtimet nga 15 Qershori, nën masa të rrepta sigurie

Qeveria shqiptare dhe ajo e Greqisë kanë vendosur që të rinisin fluturimet e rregullta të linjës së fluturimit Tiranë – Athinë dhe Athinë-Tiranë.

Fluturimet me shtetin fqinj po rikthehen pas më shumë se dy muajsh bllokimi për shkak të pandemisë së Covid -19.

Ministria e Infrastruktures dhe Energjisë njofton se udhëtimi i pasagjerëve do të kryhet nën masa të rrepta sigurie dhe i bën thirrje qytetarëve që të informohen mbi çdo protokoll përpara se të udhëtojnë.

Qeveria shqiptare është në kontakt me autoritetet e vendeve europiane që të nisë procesin e hapjes së fluturimeve dhe në shtetet e tjera.