Ish pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) janë të pakënaqur nga tendenca e Fazli Veliut për të identifikuar emblemën e UÇK-së vetëm me familjarë të tij.
 
Reagimi i tyre vjen për shkak të tentimit të Veliut që ta imponojë si figurë qendrore të SHVL-UÇK-së, nipin e tij Fatmir Limanin.
 
Gjë që u vërejt edhe sot në tubimin përkujtinorë për familjen Zymberi në Sllupçan.
 
“Nëse vazhdon kështu Veliu, ne do ta lëshojmë SHVL-në, sepse kjo me të vërtetë është e tepruar. Limani 15 milionë euro i dërgoi për parkun në komunën maqedonase Aerodrom, kurse në fshatrat shqiptarë shet patriotizëm”, kanë thënë një grup i ish pjesëtarëve të UÇK-së nga rajoni i Kumanovës.