Pa dyshim se nuk mund të harrohet skandali kur Fatmir Limani nga BDI në emisionin debativ Click Plus Tv 21 i quajti terroristë të brugosurit nga rasti i 9 majit në Lagjen e Trimave në Kumanovë .

Ndërsa sot në fshatin Sllupçan në 15 vjetorin e përkujtimit të renies së 10 martirëve të familjes Zymberi , Fatmir Limani keqpërdori këtë ditë homazhi duke bërë marketing politik dhe duke lavdëruar ministrat e rinjë të Bdi së .

A thua vallë kur do të ndalen këto njerëz duke keqpërdorur ngjarjet e dhimbshme , dëshmorët , gjakun e dëshmorëve për të bërë politik ditore aty ku nuk guxon askush të bëjë politikë, në oborrin e familjes Zymberi , pikërisht aty ku 15 vite më parë ranë dëshmorë 10 anëtarë të familjes Zymberi .

Duhet të cekim se ekipi i portalit FOL sot filmoi rrugët e fshatit Sllupçan të cilat ishin në gjendje katastrofale jashtë çdo standardi dhe të krijonin përshtypje sikur ky vend gjendet në Afrikën e largët.

Rruga që shpie deri te varrezat e dëshmorëve thuaj se është e pa kalueshme dhe fshati Sllupçan është tërësisht i lënë në harresë nga partia shqiptare në pushtet BDI .

©FOL