Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, së fundmi bëri një ndryshim drastik në pamjen e saj.

Ajo vendosi të shkurtojë flokët, duke marrë kështu pamjen e një biondeje atraktive me flokë të shkurtra.

Rita vazhdon të jetë e ndjekur në rrjetet sociale nga miliona fansa, me të cilët shpesh ndan fotografi apo video të ndryshme nga përditshmëria, mirëpo në të shumtën e rasteve nuk mungojnë edhe fotografitë provokuese.

Një të tillë, këngëtarja shqiptare e ndau së fundmi me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram, ku shfaqej mjaft tërheqëse në bikini të bardha dhe me stilin e ri të flokëve.

Duke vënë në pah fizikun e saj të shkëlqyer, Rita bëri që e gjithë vëmendja e ndjekësve të saj të kthehet ajo.