Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora është në mesin e yjeve më të pëlqyqera në botë.

Njihet për vokalin e veçantë, por edhe për stilin e saj, madje shumë herë është komentuar edhe nga mediet më prestigjioze botërore, shkruan lajmi.net.

Së fundi, Rita ka postuar një video në llogarinë e saj në Instagram përmes të cilës shfaq një pjesë nga performanca e saj me rastin e Krishtlindjeve tek Barack Obama.

Në anën tjetër, ishte Gili ajo e cila e shkëputi një imazh nga ajo paraqitje e Ritës dhe e krahasoi atë me një fustan që kishte veshur në vitin 1987 dhe që padyshim ngjanin shumë.

“E  dua Rita Oren!❤️ Vitet kalojne stilet perseriten????”, ka shkruar Gili.