Rita Ora është e njohur si ikonë e modës dhe për stilin e saj të veçantë.
Por mesa duket veshja e saj është kthyer në një problem për të. Këngëtarja zbuloi gjatë emisionit ‘Jonathan Ross Show’ se ndërsa u shfaq në restorantin iu kërkua të largohej për shkak se veshja e saj ishte e parapërshtatshme.
Ajo u pyet gjatë emsionit nëse kishte ngrënë ndonjëherë në restorantin e MasterChef Gordon Ramsey dhe përgjigja e saj i befasoi të gjithë.
“Të gjithë dëshirojnë që të hanë në restorantet e Ramsey. Unë shkova po nuk arrita të futem.”
26-vjeçarja zbulon se ishte pikërsisht veshja e saj arsyeja që nuk u lejua të futej brenda. Ajo kujton gjatë intervistës se ishte veshur me tuta dhe atlete ndaj nuk e plotësonte kodin e veshjes.
Shefi i kuzhinës Ramsey ndodhej i ftuar në studio së bashku me këngëtaren me origjinë shqiptare dhe këngëtarin Ed Sheeran.