Një deputet ukrainas ka mbetur i plagosur pas një sulmi me bombë të organizuar ndaj tij. Shpërthimi vdekjeprurës në Kiev, la të vdekur truprojën e tij dhe plagosi dy persona të tjerë. Autoritetet zyrtare e konsiderojne si një sulm terrorist dhë të qëllimshëm ndaj ligjvënësit të parlamentit Ihor Mosiychuk, i cili është dhe anëtar i Partisë Radikale në opozitë. Ende nuk dihen shkaqet e këtij atentati, por lideri i Partisë opozitare e ka quajtur këtë sulm, të motivuar politikisht.
Një shpërthim vdekjeprurës me bombë ka tronditur Kievin duke shkaktuar plagosjen e deputetit ukrainas Ihor Mosiychuk dhe vdekjen e truprojës së tij. Ndërkoë raportohet dhe për plagosjen e dy persona të tjerë që ndodheshin në vendin e ngjarjes.
Dëshmitarë të ngjarjes dhe autoritetet përkatëse, thanë se sulmi ishte i qëllimshëm ndaj zyrtarit qeveritar. Ligjvënësi i Parlamentit të Ukrainës Mosiychuk, anëtar i Partisë Radikale në opozitë ndodhet i shtruar në spital, ku sipas të dhënave paraprake, i është nënshtruar një operacioni dhe është jashtë rrezikur për jetën.
Sipas të dhënave paraprake nga autoritetet zyrtare, deputeti Ihor Mosiychuk ka qënë duke dalë nga ambjentet e një stacioni televiziv në Kiev, kur një motçikletë ka shpërthyer në afërsi të godinës, pasi në të ishte montuar eksplozivi.
Ende nuk ka një deklaratë zyrtare nga policia për motivin e këtij sulmi, por lideri i Partisë Radikale Oleh Lyashko tha se incidenti ishte padyshim i motivuar politikisht.
Ministria e Brendshme njoftoi se shpërthimi në qendër të Kievit klasifikohet si një sulm terrorist dhe hetimet rreth kësaj ngjarjeje të rëndë do të vazhdojnë për të zbuluar më shumë detaje. Rasti në fjalë ka tronditur mbarë opinionin publik.