Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar për koronavirus që trajtohen në repartet e sëmundjeve infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin është 99, ndërsa në qendrat kovid ka rreth 550 shtretër të zbrazët spitalor, njoftuan nga Ministria e Shëndetësisë, përcjellë Portalb.mk.

Sipas raporteve të spitaleve që vijnë në Ministrinë e Shëndetësisë në baza ditore, numri i të hospitalizuarve nëpër qytete është si vijon:

Shkup 34 pacientë
Manastirë 4 pacientë
Shtip 5 pacientë
Tetovë 3 pacientë
Veles 6 pacientë
Kumanovë 15 pacientë
Ohër 6 pacientë
Prilep 3 pacientë
Gostivar 8 pacientë ,
Strugë 4 pacientë
Strumicë 9 pacientë
Kërçovë 2 pacientë
Kavadar dhe në Gjevgjeli asnjë pacient
Duhet të kihet parasysh se numrat ndryshojnë nga ora në orë, sipas pranimeve dhe shkarkimeve të pacientëve.

Për shkak të numrit të zvogëluar të pacientëve, spitalet mbyllën një pjesë të kapaciteteve të destinuara për kovid-pacientët.

Përndryshe, të gjitha repartet e spitaleve klinike kanë pajisje për furnizimin me oksigjen.