Nga DPHM informojnë se prej nesër në ditët në vijim, nën ndikimin e masës së ajrit të ngrohtë nga jugu, moti do të jetë shumë i nxehtë me temperatura mbi mesataren për këtë periudhë të vitit. Temperatura në shumë vende do të jetë mbi 35 gradë, njofton Portalb.mk.

Më nxehtë do të jetë të enjten dhe të premten kur temperatura në disa vende do të kalojë 40 gradë dhe do të aktivizohet niveli i portokalltë, kurse në disa pjesë edhe niveli i kuq i rrezikut nga temperaturat e larta.

Nesër temperatura do të lëvizë nga 32 deri në 40 gradë, të enjten dhe të premten nga 34 deri në 41 gradë, të shtunën nga 33 në 40 gradë, të dielën nga 32 deri në 39 dhe të hënën nga 31 deri në 38 gradë.