Tre pjesëtarë të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, kanë kaluar me lëndime të lehta në fatkeqësinë e komunikacionit, që ka ndodhur në rrugën Bogdanci-Gjevgjeli. Me siguri shkaku për fatkeqësinë kanë qenë kushtet kohore, njofton MIA, transmeton Portalb.mk.

Nga MPB-ja, nëpërmjet një komunikate njoftuan se, dje në orën 20 ka pasur paraqitje se në rrugën rajonale Bogdanci-Gjevgjeli, automjeti i tipit “rekston”, pronë e MPB-së, i drejtuar nga nëpunësi policor B.J., ka dalë nga rruga.

“Në automjetin ka pasur gjashtë pjesëtarë të Armatës, të cilët kanë qenë si përforcim në Stacionin policor në vendkalimin kufitar ‘Bogorodicë’. Në fatkeqësinë më lehtë janë lënduar tre pjesëtarë të Armatës, pas çka janë dërguar në Institucionin shëndetësor publik Gjevgjeli për dhënien e ndihmës mjekësore”, thuhet në kumtesë. Policia dhe prokurori publik kanë kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes.