Robert Atanasovski është fotoreporter nga Maqedonia që ka arritur të përjetësojë momente historike të historisë së re të vendit.

Sipas Nova Tv, ai ka dokumentuar dhe ka qenë dëshmitar i aferës ”Tat”, i krizës së refugjatëve të Kosovës, por edhe i konfliktit të armatosur në Maqedoni.

Atanasovski ka qenë dëshmitarë i shumë fateve, gëzimeve, golgotës së migrantëve, i përmbytjeve në Shkup. Fotografitë e tij kanë qenë të publikuara në faqet e para të shumë mediave botërore, nga ”the Guardian” te ”The New York Times”.