8 C
Tetovo
E shtunë, 25 Prill, 2026
BallinaLajmeMaqedoniRojet e Malit Sharr ndërtojnë kryevepër në natyrë

Rojet e Malit Sharr ndërtojnë kryevepër në natyrë

Parku Kombëtar Mali Sharr vazhdon të dëshmojë se me menaxhim të përgjegjshëm, natyra mund të ruhet dhe zhvillohet në mënyrë shembullore. Ndërtimi i urës në lokacionin Mellovë, përgjatë lumit Lumbardh, nga ana e rojeve të parkut është një dëshmi konkrete e këtij angazhimi të përditshëm.

Nën drejtimin e suksesshëm të drejtorit Evzal Elmazi, së bashku me ekipin e tij, Parku Kombëtar Mali Sharr po shndërrohet në një model të mirë të menaxhimit institucional dhe kujdesit ndaj pasurisë natyrore. Puna e rojeve Sejdiu, Farizi, Agimi, Urimi dhe Rakipi, të cilët me shumë vullnet dhe dashuri realizuan këtë urë, tregon qartë se investimet më të vlefshme janë ato që bëhen me zemër dhe për të gjithë vizitorët.

Kjo urë nuk është vetëm një lidhje mes dy brigjeve, por një simbol i përkushtimit për vizitorët, turistët dhe mbrojtjen e natyrës.
Mali Sharr mbetet një pasuri kombëtare që po ruhet me sukses falë një udhëheqjeje serioze dhe një ekipi që punon çdo ditë me shumë përgjegjësi.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments