Modeli i parë SUV në gamën e prodhuesit të veturave superluksoze është paralajmëruar për vitin e ardhshëm.

Vetura e cila në media gjithë kohën është quajtur si Rolls-Royce Cullinan, ndoshta në versionin e prodhimit do të quhet ndryshe, është bërë e ditur nga prodhuesi, transmeton KosovaPress.

Menaxheri për komunikim për publikun në kompaninë Rolls-Royce Motor Cars Asia Pacific, Hal Serudin, tha për SUV Authority se  emri përfundimtar i modelit SUV do të caktohet në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm.

Ai ka shpjeguar se “Cullinan” është vetëm emërtim i projektit punues të modelit të ri, pavarësisht se që një kohë të gjatë në media qarkullon si emër zyrtar i kësaj veture.

Automobili do të ndajë platformën teknike me Rolls-Royce Phantom dhe do të ketë motor 6.75 litra V12 me 571 kuaj fuqi.

Premiera e këtij modeli pritet në mars të vitit 2018, në Gjenevë.