Mbrëmë, SPB Kumanovë, së bashku me prindërit e adoleshentëve kanë organizuar kontrollë të përzier. Kontrolla i vizitoi vendet ku dalin adoleshentët, me qëllim që t’iu rikujtojnë se nuk guxojnë të konsumojnë alkool, duhan dhe në kohën e duhur me veprim të koordinuar të ndalen punët e devijuara dhe jo të moralshme, përcjell Fol.

“Presim mendime, vërejtje dhe propozime nga prindërit sesi më tej të veprojë policia, vendet të cilat i konsiderojnë të sigurta, jo të sigurta, çka duhet të ndryshohet. Nëpërmjet prindërve të dërgohet porosi dhe në këtë mënyrë minorenët të jenë më të sigurtë gjatë daljeve në orët e natës”, kumtuan nga departamenti për parandalim të SPB Kumanovë. /Fol/