Nga përjetimet e tij në Shkup, Kristijano Ronaldo me siguri gjatë kohë do të mbajë mend edhe muzikën shqiptare. Kjo për shkak se në momentin kur ai ka arritur në hotelin Aleksandar Palace në Shkup, në sallën kryesore të këtij hoteli është mbajtur një dasmë shqiptare, shkruan Gazeta Lajm. Në këtë dasëm ka performuar kënëgtarja e njohur nga Shkupi, Sevërxhane Laçi, e cila ka postuar edhe disa fto në Facebook. Duke pasur parasysh se sa të zhurmshme janë dasmat shqiptare, Ronaldo me siguri nuk do ta harrojë shpejtë qëndrimin e tij në Shkup, sepse zhurma sigurisht ka arritur edhe në dhomën e tij. Këtë dasëm sigurisht do ta mbajnë mend edhe bashkëlojtarët e tij të Realit, por ndoshta asnjëherë nuk do të kemi rast të mësojmë nëse u ka pëlqyer ose jo muzika.